E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tronditet Kamza/ 31-vjeçarja vritet në oborrin e shtëpisë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në Kamëz. 31-vjeçarja Etleva Kurti është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së saj. Ekzekutimi i të resë raportohet se ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja”, në Kamëz.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion me të detajuar do të japim në vijim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›