E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet kosovari blinte droge per ta shitur me pas ne shkolla

GJIROKASTR-shte arrestuar nje qytetar nga Kosova ne qytetin e Gjirokastres pasi eshte kapur me 1 kilograme e 100 grame lende narkotike mariuane. I ndaluari eshte Ardian Vitia 23 vjec lindur dhe banues ne Prishtine Kosove.


Ai eshte arrestuar dje rreth ores 18.30 nga forcat e policise se Gjirokastres. Ardian Vitia ka qene bashke me 3 te rinj te tjere ne makine tip Volsvagen duke dale nga fshati Lazarat pasi kishin blere drogen.


Pas sinjalizimit policia ka bere te mundur kapjen e tij ku pas nje kontrolli te imtesishem ne makinen e tij kane gjetur lenden narkotike te fshehur ne pjesen e siperme te kroskotit nga krahu i pasagjerit.


Kater te rinjte jane jane shoqeruar per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster dhe nga kontrolli qe u eshte bere atje punonjesit e policise kane gjetur ne xhepin e xhupit te Ardian Vitise edhe nje qese plasmasi me lende narkotike.


Sipas te dhenave Vitia e kishte blere blere lenden narkotike ne Lazarat per te shitur ne sasi te vogla ne Kosove ne ambientet e shkollave. Policia ka arrestuar Vitine ndersa tre persona te tjere jane lene te lire.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›