E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezatimi, Japonia pranon gabimin në matje

TOKIO- Qeveria e Japonisë e ka vlerësuar si absolutisht të papranueshëm gabimin e leximit të nivelit të rrezatimit, nga ana e operatorit të centralit atomik, Fukushima, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami. Kritika, publikuar gjeresisht ne media u be nga zëdhënësi i qeverisë, Jukio Edano.

Kjo ndodhi një ditë pasi Kompania e rrymës elektrike në Tokio, njoftoi se uji në central ka arritur nivelin e rrezatimit 10 milionë herë më tepër se niveli normal.

Zyrtarët më vonë thanë se kalkulimi ishte i gabuar, megjithëse niveli i rrezatimit në këtë hapësirë mbetet i rrezikshëm.

Puna për stabilizimin e reaktorëve të dëmtuar në Fukushima është vështirësuar dukshëm pas rrjedhjes së rrezatimit në ajër dhe në Oqeanin Paqësor, nga i cili  janë helmuar fermat prodhuese dhe uji për pije.

Por, sipas zyrtarëve, niveli nuk është aq i lartë, që të paraqes kërcënim të menjëhershëm për njerëzit në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›