E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë në Ukrainë, nën hetim për korrupsion

Arrestohet kreu i Gjykatës së Lartë në Ukrainë,

Prokurorët ukrainas kanë arrestuar kreun e Gjykatës së Lartë të vendit, Vsevolod Kniaziev pasi akuzohet për korrupsion.

Ukraina tha se ka arrestuar kreun e Gjykatës Supreme të shtetit, pasi dyshohet se është përfshirë në një rast të ryshfetit prej 2.7 milionë dollarësh.

“Kreu i Gjykatës Supreme është arrestuar”, tha Oleksandr Omelchenko, prokuror në Zyrën e Prokurorisë kundër korrupsionit të Ukrainës.

Zyrtarët ukrainas thanë se Zhevago kishte transferuar 2.7 milionë dollarë tek avokatët, prej të cilave 1.8 milion dollarë u ishin dhënë gjykatësve të Gjykatës Supreme dhe 900.000 avokatëve për “shërbimet e tyre si ndërmjetësues”.

Ata thanë se Zhevago kishte dashur që ta korruptonte gjykatën që ajo të merrte vendim që t’i lejohej të mbante kontrollin e aksioneve që kishte te një kompani minerare, pasi Zhevago kishte mosmarrëveshje me ish-hisedarët e kompanisë.

Zhevago, ish-deputet në Parlamentin ukrainas, aktualisht gjendet në Francë dhe Kievi po tenton që ta ekstradojë atë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›