E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla shfaqet mes kandidatëve fitues në qarkun Fier: Rezultati, një peshë e madhe për ne, do të bëjmë një analizë të thellë!

Balla shfaqet mes kandidatëve fitues në qarkun Fier: Rezultati,

Drejtuesi politik socialist i qarkut Fier, Taulant Balla doli në një deklaratë për mediet, së bashku kandidatët fitues të gjashtë Bashkive të këtij qarku, duke falenderuar qytetarët që u besuan votën në 14 maj.

Ai u shpreh do të kthehet së shpejti për të vijuar takimet në këtë qark, ku do të bëjë edhe një analizë të thellë për rezultatin e arritur dhe se çfarë duhet përmirësuar.

Balla: Iu bëj thirrje numëruesve të zbatojnë ligjin. dhe asnjë votë e asnjë subjekti të mos preket dhe korrektësia e këtij rezultati të mbahet mend në fund të këtij procesi. Edhe pse e dimë që ka proces rinumërimi në 1/10 e QV që çdo gjë të jetë transparente.

Pas këtij procesi do të bëjmë një analizë të thellë sepse kemi marrë më shumë se 70% të votave. Kjo është një peshë e madhe dhe duhet të kthehem përsëri për të filluar të gjithë takimet, për të bërë një proces të thellë analize dhe se çfarë duhet të përmirësojmë. Ky është një rezultat i rëndësishëm. Keni bërë një punë të mirë dhe dua t’u falenderoj sepse keni zhvilluar një fushatë shumë qytetarë në të gjitha Bashkitë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›