Arrestohet kreu i al-Kaedës në Irak

Forcat e sigurisë në Irak e kanë arrestuar liderin e al_kaedës në Irak, Abu Bakr al-Bagdadin, njoftoi sot televizioni shtetëror i Irakut.
Për Abu Bakr al-Bagdadin dihet pak. Ai është shpallur lider i të ashtuquajturit Shtet Islamik të Irakut, një organizatë që grumbullon më shumë grupe të armatosura, që janë krijuar pas vrasjes së Abu Omar al-Bagdadit në vitin 2010 nga forcat amerikane.
Shefi i njësisë antiterroriste të Irakut, e cila bëri publik lajmin për arrestimin e
al-Bagdadit, tha se me këtë përfundoi hetimi dymujor, ndërsa me rastin e arrestimit të tij janë gjetur emrat dhe lokacionet e zyrtarëve tjerë të al-Kaedës, njoftoi TV Al Xhazira./Indeksonline/