Presidentja pret në radhë te familja presidenciale

Presidentja Atifete Jahjaga ka shkuar te familja Rugova pa paralajmëruar. Për këtë shkak, aty asaj i duhet të presë derisa të lirohen familjarët të cilët po prisnin mysafirë për ditëlindjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Derisa i duhet të presë, ajo ka pritur në dhomën ku Ibrahim Rugova ka takuar mysafirët, transmeton KlanKosova.
Familjarët, tek pasi lirohet nga mysafirët e degës së tretë të LDK-së, e presin Jahjagën.
“Presidenti Rugova e ka pasur më të vështirë por tash e kemi më të lehtë dhe jemi shumë më afër Bashkimit Evropian” ka folur Jahjaga për Rugovën./Indeksonline/