E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Një shtetas shqiptar i dënuar me 24 vjet burgim për vrasje me paramendim është lokalizuar dhe arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, i shtetasit Sabri Sopoti, 60 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, Gjykata e Dibrës e ka dënuar 60-vjeçarin me 24 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga hetimet rezulton se më 24 dhjetor 1999, Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri automatike shtetasin me iniciale B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Shqipërisë.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›