E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Berlin pornostari vrasës

Një zyrtar kanadez tha sot se 29-vjeçari, aktor i filmave pornografik, i akuzuar për vrasje dhe postimin e pjesëve të trupit të viktimave liderëve të partive kryesore politike të vendit është arrestuar në Berlin.

Zyrtari konfirmoi se Luka Rocco Magnotta u arrestua të hënën. Ai foli në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk ishin të autorizuar për të njoftuar arrestimin.

Zëdhënësi i prokurorëve të Berlinit,  Martin Steltner ka thënë për Associated Press se një i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtarë është arrestuar në ambientet e një kafeje internet, por ai nuk mund të konfirmonte identitetin e tij.

Magnotta kërkohet nga autoritetet kanadeze për vrasje të shkallës së parë dhe akuza të tjera. Ai është i dyshuar për vrasjen Jun Lin – një 33-vjeçar, student kinez me të cilin i akuzuari kishte një lidhje, të cilën pasi e kishte vrarë, pjesë të trupit të tij ia kishte dërguar me postë degëve të partive kryesore politike kanadeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›