E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës

Ish-kandidatja presidenciale e Ekuadorit, Luisa Gonzalez është arrestuar këtë të enjte. Arrestimi i saj u njoftua nga kryetarja e partisë së majtë Revolucioni i Qytetarëve, Gabriela Rivadeneira.

Gonzalez është nën hetim për parregullsi të dyshuara në financimin politik dhe shpenzimet e fushatës.

Ajo ka thënë më parë se partia e saj ia dorëzoi autoritetit zgjedhor shpenzimet e fushatës presidenciale të vitit 2023 dhe se zyra e prokurorit nuk ka prova për të mbështetur akuzat e saj.

Gonzalez humbi zgjedhjet e parakohshme ndaj presidentit Daniel Noboa.

The post Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›