E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet një 34-vjeçar në Tiranë për armëmbajtje pa leje


TIRANË, 26 janar/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 2, ndaluan në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. K, i gjetën në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, informoi Policia e Shtetit.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›