E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një i dënuar me 11 vite burgim, i gjenden armë

Ardian Bregasi, 34-vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë, është i dënuar me 11 vjet burgim, për veprën penale të vrasjes mbetur në tentativë.

Ky shtetas u dënua në prill të vitit 2009 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë edhe për armëmbajtje pa leje.
 Falë informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij u arrit lokalizimi dhe kapja e tij në një banesë të ndodhur rrugën “Don Bosko”, pranë shkollës “Qazim Turdiu”, në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy armë një automatik kallashnikov me 52 copë krëhëra si dhe një pistoletë tip Zastava me silenciator me 7 copë fishekë. Në ngarkim të tij, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë dhe vendimi i Gjykatës ndërkohë që do të bashkëngjiten edhe procedimi për “Armëmbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-30 14:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›