E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia masa për sezonin veror

SHKODËR- Policia e kufirit Qarku Shkodër, ka marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, sidomos për muajt korrik e gusht që shënojnë pikun e kalimit përmes kësaj pike.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i policisë kufitare Shkodër, Thimi Remecka në një intervistë për NEWS24, i cili shton se këtë vit krahasuar me një vit më parë, është shënuar një rritje prej 50% e fluksit të hyrje daljeve në këtë pikë.

Vetë turistët që kalojnë përmes kësaj pike kufitare, vënë re një përmirësim të kohës së pritjes në radhë për të kaluar.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve që hyjnë nga kjo hyjnë nga kjo pike thonë se kanë kaluar pushimet në plazhet e Malit të Zi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›