E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një nga të dyshuarit për masakrën e Vlorës. Krimi ka ndodhur për motive banale?

Hoteli ku ndodhën vrasjet

Hoteli ku ndodhën vrasjet

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një nga të dyshuarit për ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku mbetën të vdekur tre persona.

Sipas policisë, i arrestuari është Leo Osmani, që është bashkautor në ngjarjen e rëndë në plazhin e Radhimës.

Leo Osmani ka pasur një debat me 34 vjeçarin nga Fieri, Sokol Isufaj, një nga viktimat e ngjarjes.

Ata janë grindur në një lokal sipas plazhit dhe më pas Isufaj është kthyer në çadër.

Por më pas kanë ardhur breshëritë e automatikut mbi Isufajn, që kanë shkaktuar dhe dy viktima të tjera.

Mendohet se mbi njerëzit ka qëlluar një mik i Leo Osmanit.

Autori është larguar me një makinë fuoristradë nga vendi i ngjarjes./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›