E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Vlorë/ Biberaj: Të reagojë Nishani. Alketa Vejsiu: Zot, ruaji njerëzit e këtij vendi!

policiaNgjarja e Vlorës ka shokuar mbarë shoqërinë shqiptare. Tre persona u vranë në mes të plazhit, duke terrorizuar njerëzit jo vetëm aty, por edhe ata të gjithë që duan të pushojnë.

Reagimet në rrjetet sociale janë të shumta, ndërsa shumica e njerëzve theksojnë se shteti nuk ekziston më.

Ish- deputeti Aleksandër Biberaj i ka bërë thirrje presidentit Bujar Nishani që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë situatë.

Sipas tij, në këtë mbledhje duhet të jetë edhe Edi Rama, ndërsa duhen marrë masa sepse është shthurur shteti.

Kurse prezantuesja Alketa Vejsiu thotë se kjo ngjarje është tronditëse.

Të shkosh në plazh dhe të të marrin jetën gabimisht, kjo është skandaloze. Po edhe ti marrësh jetën qëllimisht tjetrit me kallashnikov në mes të ditës në vitin 2013, kjo më duket një lajthitje. Si mund të merret jeta kështu? O Zot, ruaji njerëzit e mirë të këtij kombi, shkruan ajo në FB./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›