Arrestohet një person i rrezikshëm, lëvizte i armatosur

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Policia e Tiranës ka vendosur në pranga Elvis Gaçajn, i cili lëvizte me armë me vete. Gaçaj është i skeduar nga uniformat blu, pasi edhe më herët ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe për vjedhje.
‘’Vihet në pranga një person i rrezikshëm i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë shtetasi Elvis Gaçaj’’, bën me dije policia e kryeqytetit.
Gaçaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos, i cili u arrestua në Durrës më herët ne vitin 2019. Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë gjimnazit “Partizani”.
Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015, kur i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.
/r.e/