Arrestohet një shtetas për dhunë në familje
TIRANË- Forcat e policisë së Tiranës arrestuan një 47-vjecar me akuzën e dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur nga Policia e Tiranës, forcat e Komisariatit Nr.1 bën arrestimin e shtetasit Luan Hoxha, 47 vjec, lindur dhe banues ne Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, për motive të dobëta, ndaj nënës dhe djalit të tij, të cilët janë me urdhër mbrojtje, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë.
Po sipas policise, forcat e Komisariatit Nr.2 finalizuan operacioni e koduar “MOTORAT ”, duke bere arrestimin e shtetasit Faik Gaxha, 18 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Yzberisht, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe proceduan në gjendje të lirë, shtetasin Bilbil Sulaj, 32 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Yzberisht, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Pak dite me pare në rrugën “Nikolla Lena”, shtetasi Faik Gaxha, i ndihmuar nga kunati i tij Bilbil Sulaj ka vjedhur një motor të markës “Jaling Nova”, me ngjyrë gri, me targa të huaja Greke, në pronësi të një shtetasi.
Lidhur me këtë hetim, u bë e mundur dhe zbulimi i disa ngjarjeve të tjera, kryesisht vjedhje të motorrave në kohë dhe zona te ndryshme.
(d.b/BalkanWeb)