Malaj: Unë deputet, nuk do votoj qeveri shokësh
TIRANE - Kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj deklaroi dje, se mandatin e tij të deputetit do ta përdorë për të votuar qeverinë e opozitës, por jo një qeveri shokësh e miqsh personalë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Malaj tha se, vendimi për të dalë kandidat i pavarur ishte “i detyru-eshëm, sepse Rama personalisht vendosi të largonte tre vlonjatë nga lista e Vlorës”. Ai tha se Vlora i ka dhënë krenarinë dhe pavarësinë, ndërsa vetë ai do t’i japë dashuri dhe përkushtim.
Zoti Malaj, jemi futur në javën e fundit të fushatës zgjedhore. Sa të vështirë e keni pasur, duke qenë se ju jeni kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës?
Kur i respekton dhe përkushtohesh për njerëzit në çdo moment të jetës tënde, qytetare, publike dhe profesionale, asgjë nuk është e vështirë. Me ekipin e të rinjve, në sajë të mbështetjes së gjerë që kemi gjetur, kemi arritur të ndërtojmë një fushatë-model të bazuar në pozitivitet, larg sulmeve, frikës dhe baltës së politikës. Vendimi për të qenë kandidat i pavarur ka qenë një vendim i detyrueshëm, i vështirë, por i dobishëm. I detyrueshëm, sepse Rama personalisht vendosi të largonte tre vlonjatë nga lista e Vlorës. Jo i lehtë e për më tepër i imponuar nga mospërfaqësimi i vlonjatëve, sarandjotëve dhe delvinjotëve në listën e bërë fshehtas, por çdo ditë e më shumë jam çdo herë e më i bindur se ky ka qenë vendimi më i drejtë e më përfaqësues që kam ndërmarrë në karrierën time politike. Dashuria për njerëzit, puna dhe përkushtimi për vlonjatët, sarandjotët dhe delvinjotët lehtësojnë dhe krijojnë mundësi për fitoren e pavarësisë, për vendosjen e një modeli të ri në politikën e vendit tonë. Me mbështetjen e të rinjve dhe gjithë qytetarëve të Qarkut Vlorë, do të krijojmë kushtet për të realizuar rotacionin cilësor që të gjithë shqiptarët presin në këto zgjedhje.
Ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe deklarata nga kryetari i PS-së, ftesa për vlonjatët që të mos ju votojnë juve, me argumentin se vota për ju është votë për Berishën. Sa do ju dëmtojë kjo në 23 qershor?
Vota e 23 qershorit do jetë një votë besimi dhe solidarizimi e njerëzve të lirë, të cilët do të refuzojnë nënshtrimin ndaj çdo liste të detyruar “miqsh dhe shokësh” të kryetarit të radhës. Vlonjatët kanë ditur gjithmonë të japin besë, përkushtim dhe miqësi për djemtë e Vlorës. Vota për deputetin e pavarur është votë kundër keqqeverisjes së Berishës, kundër rrënimit ekonomik, është votë kundër instalimit të çdo neodiktature apo sulltani, të cilët kërkojnë që brenda varfërisë së shqiptarëve të ngrenë mbretëritë e tyre kryeministrore. Në çdo takim kam parë në sytë e vlonjatëve ndjenjën e palëkundshme e të betuar të mbështetjes dhe forcimit të besimit se vota për Arben Malajn nuk është vetëm zgjedhja e duhur, por është zgjidhja nga Vlora për Vlorën.
Siç edhe ju keni deklaruar, ka pasur “oferta” për t’u tërhequr nga gara. A mund të na thoni nga kush ju janë bërë?
Rruga e përbashkët që kemi nisur me vlonjatët, sarandjotët dhe delvinjotët është rruga e dinjitetit dhe integritetit, që duhet të jenë patjetërsisht virtyte të politikanit në Shqipëri. Nuk ka asnjë zmbrapsje dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi për të ecur vendosmërisht përpara. Asnjë ofertë apo presion nuk mund të ndikojë në vendimin për të përfaqësuar Vlorën e Pavarësisë. Oferta të tilla vijnë nga njerëz të cilët janë të kapur në frikë dhe të thyer në komplekset e tyre të mossukseseve të përsëritura. Lidershipet e dështuara janë gjithmonë burime të sjelljeve prej amatorësh pa dinjitet dhe pa busull, burime tymnajash dezinformimi publik dhe populizmash pa vlerë që shpien në kriza politike dhe ekonomike.
Zoti Malaj, zoti Rama tha se ju mund të kishit shërbyer në ndonjë pozicion tjetër edhe pse jo deputet. Ka pasur një negociatë me zotin Rama para publikimit të listës së kandidatëve. Çfarë ju është propozuar?
E kam thënë dhe përsëritur në mënyrë të vazhdueshme dhe publike, se e gjitha kjo përpjekje për modernizimin e politikës shqiptare, nisur tre vite më parë në një mjedis universitar, nuk ka pasur për asnjë moment të vetëm një ambicie ministrore apo karrigeje pushteti. Nuk ka pasur, nuk mund të kishte dhe nuk mund të ketë negociata mbi këtë çështje, e aq më pak kur e pamë se çfarë ndodhi me përfaqësuesit e Vlorës. Ky nuk është modeli i të bërit politikë në të cilin besoj dhe në të nuk kam besuar ndonjëherë. Ky është modeli i interesave personale dhe familjare që duhet çmontuar nga politikëbërja për të mirën dhe të ardhmen e vendit tonë. Me gjithë forcën e dinjitetit tim të njohur nga opinioni publik, siguroj të gjithë vlonjatët, sarandjotët dhe delvinjotët, që mbështetja e tyre kurrë nuk do të shitet për ndonjë karrige qeveritare, por do jetë gjithmonë në përmbushje të vullnetit të tyre të lirë e të pavarur, kundër çdo afere klienteliste në dëm të së ardhmes më të mirë të banorëve të qarkut të Vlorës dhe të vendit tonë.
Si kandidat i pavarur i qarkut të Vlorës, çfarë premtoni për elektoratin tuaj dhe si mund t’i realizoni ato duke parashikuar dy skenarët, edhe nëse në qeveri do jetë sërish PD-ja, por edhe nëse fiton PS-ja?
Vendi do të ketë rotacion. Mandati i zgjedhësve që unë do të përfaqësoj nuk bazohet në skema apo hipoteza, mandati i deputetit të pavarur do të jetë një mandat që do të nxisë dhe do të mbështesë reformat e domosdoshme politike e ekonomike dhe reformat integruese të vendit. Do të jetë një mandat që do të lehtësojë rotacionin si një domosdoshmëri për vendin. Do të jetë një mandat që kurrë nuk do të ushqejë apo mbështesë ngërçe ose kriza politike në dëm të progresit të vendit. Do të jetë një mandat kundër qeverisë “Berisha”, kundër krizës ekonomike, që me rritjen e borxheve të rënda, me rritjen e papunësisë dhe varfërisë kërcënon gjithnjë e më shumë të ardhmen tonë europiane. Do të jetë një mandat pro qeverisë së opozitës së sotme. Do të jetë një mandat pro shpresës, optimizmit dhe të ardhmes më të mirë për çdo shqiptar.
Cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj një qeverie të mundshme “Rama”, në votimin që asaj do t’i bëhet në Parlament?
Klasa politike e vendit duhet të eliminojë e të jetë parandaluese ndaj çdo krize politike dhe çdo vonese në krijimin e qeverisë së re, sepse ekonomia rrezikon ta çojë vendin në një greminë ekonomike e sociale. Ndaj vota ime do të jetë në shërbim të vendit, duke mos krijuar asnjë vonesë për krijimin e qeverisë së re, që do të jetë qeveria e opozitës aktuale, qeveria e së majtës. Vota ime do të jetë kundër qeverisë së shokëve dhe miqve personalë. Kundër çdo përpjekjeje për riciklim krizash. Kundër çdo zgjatimi autoritarist në të majtën shqiptare. Do jem mbështetës i palëkundur i një qeverisjeje të merituar nga shqiptarët. Do jem mbështetës i vendosur i avancimit të axhendës euroatlantike të Shqipërisë. Do jem gjithmonë e më shumë këmbëngulës për përshpejtimin dhe thellimin e procesit të demokratizimit të partive politike dhe modernizimit të demokracisë. Mandati im do i shërbejë mirëqeverisjes së vendit pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Garancia ime është dashuria, përkushtimi dhe kredibiliteti publik, me të cilën e kam përfaqësuar Vlorën, Sarandën dhe Delvinën gjatë gjithë mandateve të mia politike. Nga zemra i falenderoj për mbështetjen e tyre të përhershme të gjithë banorët e qarkut të Vlorës! Mirënjohja ime do të jetë e përhershme dhe e pakushtëzuar për karrige personale. Mirënjohja ime do të jetë për kontribute edhe personale, për një të ardhme më të mirë për ata dhe familjet e tyre. Faleminderit! Përherë faleminderit!
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)