E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet për korrupsion shefi i regjimit në burgun e Lushnjës

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Shefi i regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës, Irakli Leka u arrestua mbrëmjen e sotme pas denoncimit në një emision investigativ, ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohshme për të burgosurit.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka organizuar dhe realizuar operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e Irakli Lekës.

Sipas njoftimit për shtyp të SHKBB-së, Leka dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›