E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për shpërdorim detyre një instruktor

Mitrovicë, 24 qershor 2010 NOA - Arrestohet një person i dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare ne Mitrovicë. Prangosja erdhi si vazhdimësi e hetimeve lidhur me rastin e iniciuar më 14 prill të këtij viti, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Korrespondenti i agjencisë Noa raporton se Njësia Rajonale Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin N. Ll, profesioni Instruktor për patentë shofer.

Ky person është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprën penale Shpërdorim i detyrës Zyrtare ose autorizimit; duke bashkëpunuar me dy persona tjerë zyrtarë, të cilët me datë 14.04.2010 janë arrestuar për rastin e njëjtë.

Policia tha se me Urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Publike Komunale Mitrovicë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë kurse hetimet janë duke vazhduar lidhur me këtë rast.

Arrestimi i mëhershëm i 14 prillit 2010 u bë për tre persona te dyshuar për shmangie nga tatimi, mashtrim dhe falsifikim i dokumentit.

Personat e arrestuar janë:

1. B.H i lindur 1962 me adresë banimi në rajonin e Gjilanit

2. B.A i lindur 1962 me adresë banimi në rajonin e Prishtinës

3. N.S i lindur 1976 me adresë banimi në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit- njësia rajonale Prishtinë pas një hetimi intensiv ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale:

Shmangie e Tatimit, Mashtrim, Falsifikim i Dokumentit dhe Legalizim i Përmbajtjes se Pavërtetë.

Rrethanat e rastit janë se këta tre të dyshuar tanimë të arrestuar nga ana e policisë, kanë arritur që në bashkëpunim dhe në mënyrë të kundërligjshme të hapin pesë (5) kompani NBP,, Agro-Ekonomia, NT ,,Piramida,, NNP ,,Enigma-ing,, NP ,,Colour System,, dhe NTSH ,,Tyres-Co,, me të dhëna fiktive përmes dokumenteve të falsifikuara, me çrast kanë arritur që ti shmangen tatimeve, TVSH-së, dhe tatimeve në të ardhura personale.

Hetuesit policorë në bashkëpunim edhe me Administratën tatimore të Kosovës dhe në bazë të raporteve që ka poseduar kjo administratë del se në raportet kontrolluese të ATK-së vlera e shmangies sillet rreth 105 287.17 (njëqind e pesë mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëmbëdhjetë cent).

Në konsultim me prokurorin e prokurorisë komunale, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit ndërkohë që janë duke u përgatitur të gjitha procedurat penale ndaj këtyre të dyshuarve.

a.b/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›