Obama-Medvedev: SHBA-Rusi, dy partnere të besueshme
Uashington, 25 Qershor, NOA - Strategjia amerikane në Afganistan do të mbetet e njëjtë, pavarësisht vendimit për të zëvendësuar komandantin e forcave ushtarake SHBA që operojnë në këtë vend të Azisë.
Një fakt të tillë, presidenti amerikan Barak Obama e bëri me dijeni gjatë një konference shtypi me presidentin rus, Dimitri Medvedev, duke iu referuar dorëheqjes së djeneralit Stanli Mekristëll dhe zëvendësimit të tij me komandantin e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjeneralin David Petreas.
Kjo pasi qershori ka rezultuar të jetë muaji me më shumë vdekje për forcat ushtarake ndërkombëtare të pranishme në Afganistan, që prej fillimit të konfliktit në vitin 2001.
Ndërkaq, referuar raporteve me Rusinë, presidenti
i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e vlerësoi homologun e tij rus, Dmitri Medvedev,
si partner të fortë dhe të besueshëm, megjithë mospajtimet për disa çështje, si
situata në Gjeorgji.
Obama po ashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord
për të bashkërënduar ndihmën humanitare në Kirgizistan, ku janë zhvilluar
përleshje të mëdha ndëretnike, që rezultuan me qindra të vdekur.
Sikundër, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë rënë dakord për
të zgjeruar bashkëpunimin në shërbimet e zbulimit dhe të anti-terrorizmit.
Në fund të konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, Obama dhe Medvedev gjithashtu bënë publike edhe një sërë marrëveshjesh për biznes.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")