E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për terrorizëm, pranga 25-vjeçarit

Një shtetas me prejardhje nga Kosova është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet për terrorizëm. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Sami Osmakac, pasi ai akuzohet për planifikimin e hedhjes së bombave dhe për sulme në Tampa, sikundër dhe për tentativë të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë.

25-vjeçari do të paraqitet në Gjykatë pasditen e sotme dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me gjobë 250.000 dollarë.

“Dua të bëj diçka të tmerrshme. Sikur një ditë, një natë, diçka do të ndodhë. Pastaj, pas 6 orësh diçka tjetër, ka thënë Osmakac, sipas burimeve të policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›