E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha- Totozanit: Zgjedhja e AP-së, përmbushje e një procesi të rëndësishëm

Takimi Berisha - Totozani

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka pritur sot në një takim Avokatin e Popullit Igli Totozani. Berisha duke i uruar sukses në detyrë, ka nënvizuar se zgjedhjet e Totozanit përmbushi një proces të rëndësishëm.

Ai e cilësoi rolin kushtetues të Avokatit të Popullit si të një rëndësie themelore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe e siguroi Totozanin për mbështetje të plotë nga ana e qeverisë për punë e këtij institucioni.

Berisha siguroi se Avokati i Popullit do jetë i mirëpritur në çdo mbledhje Qeverie ku trajtohen çështje të të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij Avokati i Popullit u shpreh se miratimi i kandidaturës së tij me konsensus të gjerë e nxisin më shumë të përmbushë detyrën e tij, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga politika.

Berisha dhe Totozani kanë theksuar nevojë për përmirësimin e burgjeve në vend dhe u veçuan si pika të një interesi të veçantë dhe prioritare: burgjet, policia dhe shërbimet publike, për të cilat do të ketë një bashkëpunim në të ardhmen.

Redaksia OnLine
Florenc Stafa
 
 

  *    *    *

Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Danimarkës në Tiranë Karsten Jensen. Takimi mes tyre është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit që ambasada daneze do të mundësojë mes institucionene homologe të Avokatit të Popullit, për forcimin e kapaciteteve.

Takimi u zhvillua në kuadër të njohjeve me përfaqësitë diplomatike si dhe urave bashkëpunuese. Danimarka, është vendin që mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Po sot, Avokati i Popullit pritet të takohet për herë të parë që pas marrjes së detyrës me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›