E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet personi u dyshuar për organizimin e sulmeve në Bombei

Një zyrtar i qeverisë pakistaneze thotë se personi që dyshohet si organizatori i sulmeve vdekjeprurëse të muajit që kaloi në qendrën financiare të Indisë, Bombei është arrestuar në Pakistan.

Zyrtari tha sot se policia pakistaneze ndaloi Zaki-ur-Rehman Lakhvin dhe disa të tjerë gjatë një bastisjeje të forcave të sigurisë në ambjentet e përdorura nga Xhamat-ud-davah, grupi që vepron publikisht në emër të organizatës së ndaluar Lashkar-e-Taiba, të cilën India e fajëson për sulmet në Bombei.

Policia indiane thotë se autori i vetëm i mbijetuar i sulmeve kishte thënë se Lakhvi ishte një nga organizatorët e shpërthimeve të Bombeit. Policia i bëri bastisjet dje pranë Muzaffarabadit, në Kashmirin indian. Islamabadi mohon çdo lloj përfshirjeje në sulmet e Bombeit. //kk//

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›