E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtem te BE-se sot ne Bruksel

Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian pritet te diskutojne sot ne Bruksel per Kosoven. Ne dokumentin e pergatitur te shefave te diplomacise se BE-se theksohet se ne Kosove "ndonese ka pasur progres ne disa fusha, siç eshte miratimi i shume ligjeve, eshte me rendesi te fuqizohen institucionet e shtetit juridik, mbrojtja e minoritetit serb dhe e minoriteteve te tjera, si dhe te forcohet beteja kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar". Gjithashtu ministrat evropiane do te theksojne edhe gadishmerine e BE-se qe t'i kontribuojne "progresit ekonomik dhe politik te Kosoves, ne kuader te perspektives evropiane te rajonit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›