E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet polici në Kavajë, djali i tij qëlloi me armë një 29-vjeçar për parakalimin me makinë

Oficeri i Policisë, Kastriot Gjongecaj, me gradën nënkomisar, është arrestuar  në Kavajë, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërsa në kërkim është shpallur djali i tij Denis Gjongecaj.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri të ditur se nënkomisari dhe djali i tij kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në pronësi Të Kiti Kazazit.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes Denis Gjongecajt dhe 29-vjeçarit për parakalimin me makinë.

Nga hetimet rezulton se personi që qëlloi ishte djali i punonjësit të policisë, me një armë që e mbante pa leje. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për arrestimin e Denis Gjongecajt./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›