E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet protestuesi i opozitës, policia: Bledar Krasniqi hodhi molotovë ndaj bashkisë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar në lidhje me protestën e së premtes që u zhvillua para bashkisë së kryeqytetit.

Në pranga ka rënë Bledar Krasniqi, i cili akuzohet se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Në video duket i riu që hedh lëndët djegëse por që është kujdesur që të mos identifikohet duke vendosur një maskë.

Krasniqi akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ndërkohë blutë kanë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 persona të tjerë të akuzuar për prishje të qetësisë publike, shkatërrim të pronës dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë./vizionplus.tv

https://www.youtube.com/watch?v=aCd51SI97HA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›