Arrestohet sërish ish-punonjësi i policisë, vodhi makinën ku u ekzekutua kryekomisar Lamaj
KRUJE- Policia e Krujës ka arrestuar sërish ish-punonjësin e policisë 32-vjeçarin Gentjan Bejtja. Shtetasi Bejtja nga periudha shkurt-gusht 2013 ka qenë i arrestuar, për akuzën e vjedhjes së mjetit tip “BMW” , makinë e cila ishte përdorur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt më 24 shkurt 2013.
Gjykata e Apelit kishte prerë urdhër-arrestin vetëm për akuzën e vjedhjes së makinës, e cila një ditë pas vrasjes së kryekomisarit ishte braktisur në një fshat, nga ku shtetasi Bejtja e ka përvetësuar atë.
Pas një kalvari të gjatë seancash, Gjykata e Apelit vendosi lirimin me kusht të Gentjan Bejtës dhe hetimin e tij në gjendje të lirë, mirëpo nga kontrollet rutinë që ka bërë policia e Krujës, në banesën e Bejtjës u gjet arma tip Snajper.
Kjo ka intriguar policinë për hetime të mëtejshme, prandaj ka prerë sërish urdhër-arrestin për 32 vjeçarin Bejtja. Ndërkohë që, arma tip snajper është dërguar tek ekspertët e kriminalistikës, për të parë nëse është përdorur për ndonjë krim.
EKZEKUTIMI I KRYEKOMISARIT
Kryekomisar Dritan Lamaj u ekzekutua mbrëmjen e 24 shkurtit 2013, në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, 200 metra larg nga pallati ku banonte. Ish-shefi i komisariatit të Kombinatit u qëllua me breshëri automatiku nga një person që udhëtonte me një makinë tip “BMV”, që më pas rezultoi të ishte vjedhur në Durrës. 12 plumba i prekën trupin duke i shkaktuar vdekjen. Pa kaluar as 24 orë nga vrasja e zyrtarit të lartë të policisë, në një hotel në Selanik të Greqisë, u vunë në pranga biznesmeni Arben Frroku, i dyshuar si protagonisti kryesor në krimin e rëndë dhe djali i dajës së tij, Jak Jaku. Në fillim të qershorit 2013, Gjykata e Lartë greke vendosi për ekstradimin drejt Shqipërisë të Arben Frrokut. Mes të tjerash gjykata argumentonte se ekstradimi i të dyshuarit do të ndihmonte në zbardhjen e vrasjes së Lamajt. Gjykata pranoi gjithashtu, se nuk ka asnjë rrezik apo kërcënim serioz për jetën e Arben Frrokut, nëse ai do të mbahet në burgjet shqiptare. Biznesmeni Frroku ishte renditur i dyti në listën e kandidatëve për deputet në qarkun Shkodër, nën siglën e partisë Kristiandemokrate. I vëllai Mark Frroku, që kryesonte listën është zgjedhur deputet në qarkun Shkodër, duke marrë edhe drejtimin e Partisë Kristiandemokrate.
(m.s/BalkanWeb)