E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, policia: Do garantojmë rendin dhe sigurinë

TIRANË- Strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në Qarkun e Tiranës , me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor 2013-2014, kanë planifikuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në shkollat 9-të vjeçare dhe të mesme.

Këto masa konsistojnë, në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Hetimit të Krimeve me synim garantimin e rendit dhe qetësisë publike për zhvillimin normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve.

Së fundmi, Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve që ditën e parë të shkollës më datë 16 Shtator 2013, të qarkullojnë në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, dhe u sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri sa me normale të trafikut rrugor.

Masat
Do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre duke bashkëpunuar për këtë qëllim me drejtusit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore.

Do të ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqëndrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave,

Do të identifikojnë dhe kontrollojnë elementët me precedentë penal, që cënojnë rendin e qetësinë publike apo që kanë tendenca për kryerjen e veprave penale,

Do të intensifikojnë masat ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në ambjentet për rreth tyre.

Gjithashtu, janë planifikuar dhe marrë masat e nevojshme edhe në vazhdimësi, për mbarëvajtjen pa incidente të të gjithë proçesit mësimor 2013-2014, dhe po punohet me Programe të përbashkëta me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, për institucionalizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme Polici-Shkollë-Komunitet.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›