E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet sërish këngëtari, DMX

Reperi dhe aktori amerikan, DMX është arrestuar sërish nga policia amerikane pasi ka qenë pasagjer në një kamion që është ndaluar të martën për marrjen e një kthese ilegale.

Policia gjithashtu ka gjetur marihuanë, ndërsa Simmons dhe shoferi janë akuzuar për posedim të thjeshtë.

Vitin e kaluar, DMX është arrestuar pasi i ka dhënë makinës pa patentë dhe nën efektin e lendeve narkotike.

Lista e hiteve të këngëtarit që kanë nisur nga fundi i viteve të 90-ta përfshijnë, “Party Up (Up in Here)” dhe Get at Me Dog”.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›