E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, përplas makinën me murin rrethues të një banese, plagos të fejuarën

FUSHË-KRUJË- Një aksidenti me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.

Aksidenti u shënua në fshatin Çerekaj, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se një automjet është përplasur me murin rrethues tek një banese. Si pasojë ka mbetur e plagosur e fejuara e drejtuesit të makinë.

Drejtuesi i automjetit Amarildo Rexhepi mësohet të ketë marrë lëndime të lehta në trup, ndërkohë që e fejuara e tij është shtruar menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›