Arrestohet shefi i “ZETA”-s

Miguel Angel Trevino Morales, kreu i bandës famëkeqe Zetas, është arrestuar në veri të Meksikës, njoftoi qeveria e vendit. Trevino Morales, i njohur si Z-40, ishte zënë në Nuevo Ladero afër kufirit me SHBA-në. Trevino Morales kishte marrë përsipër udhëheqjen e bandës pas vdekjes së themeluesit të saj, Heriberto Lazcano, në tetor 2012.
Sidoqoftë, arrestimi i tij është triumf për autoritetet, të cilat luftojnë me këto banda të fuqishme kriminale. Trevino Morales besohet se është përgjegjës për disa sulme të ashpra, përfshirë dhunën sadiste të vrasjes së 72 imigrantëve në San Fernando.
Zetas është formacion i themeluar nga ish-anëtarët e njësisë elite të policisë meksikane dhe shumë shpejt u bë jashtëzakonisht famëkeqe shkaku i vrasjeve brutale. Grupi ishte ndarë në vitin 2010, duke shkaktuar luftë të ashpër mes vete dhe vrasje të mijëra njerëzve të pafajshëm./Indeksonline/