E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shqiptari në Greqi, “kapo” i drogës

Policia greke ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 31-vjeçar, shtetas shqiptar, i cili dyshohet se është drejtues i një bande të trafikut të drogës.

Sipas policisë greke, personi i arrestuar është shtetasi Erius Tarifaj, i cili prej disa kohësh ishte shpallur në kërkim. 31-vjeçari akuzohet si drejtues i një bande të trafikut të drogës kryesisht kanabis, kokainë dhe armëmbajtje pa leje.

Mediat grake kanë raportuar se hetimet e policisë kishin nisur që prej qershorit të vitit të kaluar. Ndërkohë, banda e kishte shtrirë aktivitetin e saj në Athinë dhe në dy qytete të tjera, Kaliforni dhe Peloponez.

Në kuatër të po këtij operacioni, policia greke vuri në pranga 5 ditë më parë edhe 8 shtetas të tjerë shqiptarë, ndërsa mes tyre edhe një polic grek, të cilët dyshohen se janë të lidhur me këtë bandë të drogës. (A2 Televizion)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›