E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shqiptari në Itali, transportonte 100 mijë euro

Në Bari të Italisë është ndaluar një shtetas shqiptar për eksportim të paligjshëm të parave me vlerë 100 mijë euro.
Arrestimi i shtetasit u bë i mundur nga Guardia di Finanza.

Shuma e parave ishte e ndarë në disa paketa me vlerë 5 mijë euro secila, e cila ishte fshehur në bagazhin e makinës së shqiptarit të arrestuar.

Ai po udhëtonte nga porti i Barit në drejtim të Shqipërisë.

Sipas ligjit që hyri në fuqi në Mars të vitit të kaluar që parashikon sekuestrimin e 50% të shumës më të madhe të lejuar prej 10 mijë euro.

Për këtë arsye u konfiskuan 45 mijë euro në garanci të sanksionit që do të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave brenda 180 ditëve

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›