E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet shqiptari në aeroportin e Podgoricës

Një shqiptar ka rënë në pranga në aeroportin e Podgoricës ditën e djeshme.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave. Sipas njoftimit zyrtar, shqiptari është kapur me mbi 32 mijë paund.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarët e Sektorit të Sigurisë së Podgoricës, së bashku me punonjës të Sektorit të Inteligjencës Financiare dhe Sektorit të Policisë Kufitare, kanë ndjekur penalisht një person të dyshuar për pastrim parash. Konkretisht, shtetasit të Republikës së Shqipërisë, P. S, i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të pastrimit të parave. P. S-së i janë marrë para cash, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti kriminal, pra janë objekt i një vepre penale. Ky person ka tentuar që përmes territorit të Malit të Zi të sjellë gjithsej 32.395 GBP (sterlina britanike), në çka është penguar nga zyrtari i Sektorit të Policisë Kufitare dhe Drejtorisë Doganore në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›