E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet shqiptari, shpërfytyroi avokaten italiane me acid

Gazeta Shqip

lucia-annibaliPolicia italiane ka mundur të vërë në pranga një shtetas shqiptar i cili në bashkëpunim me një tjetër person, që gjithashtu dyshohet të jetë nga Shqipëria, sulmuan me acid avokaten italiane Lucia Annibali, 35 vjeçe, më 16 prill teksa dilte nga banesa e saj.

Sipas autoriteteve italiane, karabinierët e Pesarës kanë arrestuar 28 vjeçarin shqiptar, Altistin Precetaj nga Shkodra, pas një ndjekjeje që ka zgjatur disa ditë, ndërsa mësohet se ky i fundit po bëhej gati të largohej nga Italia.

Mendohet se dy shqiptarët janë paguar nga ish-bashkëshorti i 35 vjeçares, Luca Varani i cili është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes si i dyshuari kryesor.

27 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Arrestohet shqiptari, shpërfytyroi avokaten italiane me acid burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›