Toponimet në pasaporta, emigrantët shqiptarë në Greqi do të lejohen të kthehen për Pashkë
Pas bisedimeve maratonë që zgjatën pothuajse dy muaj,më në fund Qeveria greke ka vendosur të lejojë përkohësisht lëvizjen e lirë të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi,që në pasaportat e tyre shqiptare toponimet janë shkruar në gjuhën shqipe.
Lajmi publikohet nga Ministria greke e Mbrojtjes se qytetarit dhe konfirmohet edhe nga ambasada jone ne Athine.
Sipas informacioneve te bera publike, levizja e femijeve do te lejohet me rastin e Pashkes Ortodokse dhe perfundon ne daten 12 maj. Pas ketij afati do te rikthehet serish rregulli i vjeter ne levizjen e qytetareve shqiptare, deri ne zgjidhjen perfundimtare te problemit qe mban peng mijera emigrante shqiptare ne te dy anet e kufirit.
Sic dihet, Greqia ka penguar levizjen e femijeve te lindur ne Greqi, nen pretekstin se ne pasaportat biometrike te te cileve toponimet greke jane shkruar ne gjuhen shqipe.
Per zgjidhjen e ketij ngerçi jane ngritur grupe pune, por ende nuk ka pasur ndonje rrezultat konkret. Pala greke insiston ne korigjimin e toponimeve greke dhe shkrimin e tyre ne anglisht, sipas konventave nderkombetare.
27 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Toponimet në pasaporta, emigrantët shqiptarë në Greqi do të lejohen të kthehen për Pashkë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email