Arrestohet studenti i inxhinierisë elektrike, vodhi kosovarët

Durrës, 15 gusht NOA Arrestohet studenti i inxhinierisë elektrike, bastisi dhomën e hotelit ku qëndronte një familje kosovare.
Vjedhja e cila ka ndodhur më 7 korrik të këtij vitit rezulton të ketë autor 21-vjeçarin Klaurent Toromani, student në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Tiranë, i cili u kap dje nga policia e Durrësit.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Toromani dyshohet se më datë 7 korrik të këtij viti ka hyrë në njërën nga dhomat në Hotelin Glob në lagjen nr.13 Plazh në Durrës ku qëndronte me pushime një familje kosovare dhe ka vjedhur një shumën e parave prej 5100 euro, si dhe katër pasaporta Suedeze të familjarëve të shtetasit kosovar me banim në Suedi, Xhevat Kanushevci.
Sipas policisë, Klaurent Toromani ishte i punësuar si kamerier në Hotelin Glob në lagjen nr 13 në Plazh.
Në lidhje me këtë ngjarje pas denoncimit të kryer nga i dëmtuari, shërbimet e policisë mbi bazën e provave të mbledhura nga veprimet hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit, i cili u arrestua mbrëmë dhe akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")