E Diel, 1 Nëntor 2026

Talebanët kërcënojnë me sulme ndaj qendrave të votimit

Edhe disa javë më parë talebanët bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, por kjo është hera e parë që ata deklarojnë se do të sulmojnë pikërisht qendrat e votimeve.

Në tekstin e fletushkave që u shpërndanë në disa provinca, ndër të cilat edhe në Kandahar, thuhet se qytetarët që do të shkojnë të votojnë do të konsiderohen si aleatë të qeverisë afgane dhe të trupave të huaja, pra "armiq të Islamit".

Ndërkohë banorët e disa qendrave të ndryshme të distriktit të Gailanit, në provincën e Ghanzit, në pjesën qendrore të Afganistanit, kanë raportuar se militantët talebanë kanë sekuestruar çertifikatat elektorale të shumë personave.

Disa ditë më parë, Komisioni elektoral afgan  njoftoi se disa nga qendrat e votimit në provincat e Kandahar, Helmand, Zabul, Maidan Ëardak dhe Ghazni, do të qëndrojnë të mbyllura.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›