E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet vjedhësi i makinës qëu përdor për vrasjen e kryekomisarit

DURRES - Policia e Durrësit ka arrestuar sot, vjedhësin e makinës që u përdor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai quhet Gentjan Dedja, është 32 vjeç dhe nga Fushë Kruja. Organet e rendit kanë bërë të ditur se vjedhja e automjetit në Durrës është kryer nga dy persona, ndaj personi i dytë është shpallur në kërkim.

Makina, që u përdor për vrasjen, ishte denoncuar e vjedhur nga pronari i saj, të cilit ia kishin rrëmbyer kur e kish lënë ndezur para një pastiçerie në Durrës, në lagjen 18, rruga “Aleksandër Goga”, 200 m larg Drejtorisë së Policisë.

Vrasja e kryekomisarit Lamaj ndodhi mbrëmjen e 24 shkurtit dhe si autorë të saj janë arrestuar dy persona.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›