E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi, raport në komision për kishat e shkatërruara

TIRANË - Trashëgimia kulturore, mbrojtja e monumenteve, ka dërguar ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi, për të raportuar në Komisionin e Medias. Bumçi u thirr nga deputetët e majtë për të informuar lidhur me dëmtimin e kishës së Valshit, ruajtjen e Spaçit dhe ndërtimet pa leje në Krujë.

Deputetja socialiste, Leskaj, shprehu shqetësimin për ndërtimet që po bëhen përreth kalave, sidomos në kalanë e Krujës. Sipas saj, këtë problem e ka ngritur edhe UNESCO nëpërmjet një letre, në të cilën përfshihet edhe problemi i kalasë së Gjirokastrës dhe Beratit.

Deputeti socialist, Auron Tare vërejti gjithashtu se Kruja, Berati, Gjirokastra po shkatërrohen nga ndërtimet pa leje; kisha e Shën Premtes është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa kompania "Gener 2" ka dëmtuar kishën e Gjirokastrës. Gjithashtu, po shkatërrohet edhe mozaiku i Tiranës.

Lidhur me këto çështje, Bumçi tha se në kishën e Shën Premtes, pjesa e dëmtuar e afreskut, po restaurohet dhe mund të riparohet deri në 45 % të saj, ndërsa shkatërrimi i afreskeve të Onufrit ishte një rast i paprecedent; megjithatë, sipas tij, aty ka nisur restaurimi dhe Onufri do riparohet në masën 40 %

Përsa i përket ndërtimit në Krujë, ministri tha se bëhet fjalë për një objekt njëkatësh ndërmjet pazarit dhe kalasë dhe lejet e ndërtimit janë dhënë nga kryetarët e bashkive, kryesisht të majtë. Por, sipas ministrit, deputetët socialistë nuk e kanë hallin tek shkatërrimi i monumenteve, tek Kruja, por tek lista e deputetëve.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›