Arrestohet vrasësi i 24 vjeçares së masakruar në Qafë Thanë
Policia ka mundur të arrestojë vrasësin e 24 vjeçares Fatjona Sula, e cila u gjet e masakruar në Qafë Thanë. Burime policore thonë se i arrestuari është Çelnik Meleqi nga Rrajca e Librazhdit.
Viktima, e cila ishte nga fshati Ostren, por jetonte në Përrenjas, dyshohet se kishte një lidhje me autorin e krimit. Fatjona Sula ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë.
Ajo u gjet gjysëm e zhveshur dhe me plagë të shkaktuara nga gurë dhe mjete të forta. Fytyra e saj ishte dëmtuar, ndërkohë që plagë ka pasur edhe pas kokës.
Autori i krimit ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin në kushte të rënda psikologjike. Ai ka shtuar se mendonte se Fatjona e tradhtonte, ndaj u bë xheloz.