E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet makina e Gardës, vdes shoqëruesi i Nishanit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peqin-Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lolaj ku një fuoristradë me targa TR 4234 K ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Arben Zhuzhi, ndërsa është plagosur 33-vjeçari Vilson Tabaku, i cili udhëtonte si pasagjer në automjet.

Mësohet se makina ishte e Gardës së Republikës dhe Zhuzhi punonte si shoqërues i Nishanit.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›