E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet zyrtari i financave

Njesia task force ne Prokurorine e Tiranes ka hedhur ne pranga tre persona te cilet akuzohen per korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe ushtrimit te ndikimit te paligjshem ne bashkepunim.

Drejtori i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave Kliton Rusi dyshohet te kete kete abuzuar me detyren gjate privatizimit te nje objekti publik ne qytetin e Lushnjes per te cilin prokuroret mendojne se jane shkelur procedurat ligjore. Ai dyshohet te kete kryer korrupsion pasiv.

Sipas prokurorise objekti publik i privatizuar eshte nje ish-ndermarrje shteterore ne Lushnje. Nderkohe edhe dy te arrestuarit e tjere Misir Haxhiu me detyre Drejtor i Sigurimeve Shoqerore ne Lushnje dhe Dashnor Sinanaj administrator i firmes Zdrava kane bashkepunuar me njeri-tjetrin per ndikuar tek zyrtari i Ministrise se Financave per ti kaluar procedurat e privatizimit te objektit publik ne kundershtim me ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›