PS Kasat afere korruptive

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se te cmimi i kases fiskale qeveria ka shtuar edhe cmimin e korrupsionit te saj.
Pse nje tregtari i duhet te paguaje 500-600 euro kur kosto eshte shume e ulet. Shqiptaret nuk duan dhe nuk do te paguajne jo kasat por korrupsionin qe Berisha dhe qeveria e tij po bejne tha Shalsi.
Deputeti socialist shtoi se qeveria Berisha po tenton te fuse duart edhe te taksat lokale. Dje doli me nje skeme te re e cila natyrisht nuk cenon fitimet e oborrit te tij por kerkon te fuse duart ne buxhetin e pushtetit vendor u shpreh Shalsi.
Nje dite me pare gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave kryeministri Berisha tha se qeveria po ben gati nje ligj sipas te cilit shuma qe tregtaret e vegjel do te paguajne per blerjen e kases fiskale do tu zbritet nga taksat vjetore te bashkise.