E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet zyrtarja e Kadastrës/ Në pranga ish-drejtoresha e hipotekës në Durrës, Rajmonda Dashi

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi, është arrestuar sot me urdhër të SPAK.

Ajo është vënë në pranga në Durrës, ndërkohë që aktualisht është punonjëse në drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Zyrtares i është sekuestruar telefoni celuar, ndërkohë që ka edhe disa persona të tjerë të shoqëruar.

Rajmonda Dashi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit në 15 dhjetor të vitit 2021 për arsye ende të paqarta.

Shoqërimi i sotëm besohet se ka të bëjë me abuzime dhe shkelje me titujt e pronesise në Durrës gjatë kohës që ajo ushtronte detyrën atje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›