E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim, 29-vjeçari arrestohet në Rinas

Policia ka vënë në kërkim një 29-vjeçar, banues në Dibër, i cili rezultonte i shpallur në kërkim. Ai u arrestua në Rinas, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

I riu rezulton i përfshirë në transportimin e 4 emigrantëve të paligjshëm, në bashkëpunim me 3 të tjerë. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›