“Arrëthyesi”, baleti magjik i Krishtlindjes në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Përralla e preferuar e Krishtlindjes vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Arrëthyesi”, baleti magjik i Krishtlindjes, nis sonte maratonën e 6 netëve të paharrueshme plot art, ëndrra dhe emocione.
“Me muzikën e pavdekshme të Tchaikovsky-t, atmosfera e festave mbush zemrat me gëzim, duke sjellë ngrohtësinë dhe magjinë e dhjetorit”, bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Një përrallë me fund të lumtur që vjen në jetë falë solistëve dhe trupës së baletit që dhurojnë perfeksion në çdo hap nën koreografinë e Edi Blloshmit, nxënësve të shkollës së baletit, korit femëror dhe korit të zërave të bardhë orkestrës simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin magjik të Sergio Alapont🇪🇸 dhe kostumografisë vezulluese të Edlira Qyshkës.
“Le të përjetojmë së bashku magjinë e Krishtlindjes, ku arti dhe festat bëhen një”, u shpreh ministri.
/a.f/