Arrihet marrëveshja Greqi- BE- FMN. Papandreu mbledh qeverinë

Më në fund është arritur marrveshja e shumëpritur për të shpëtuar Greqinë, bëri të ditur Kryeministri Jorgos Papandreu, i cili ndërsa konfirmoi marrëveshjen për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ftoi qytetarët e këtij vendi për “sakrifica të madha”, me qëllim të evitimit të katastrofës në vend.
Në takimin e qeverisë Jorgos Papandreu ka paralajmëruar masa të ashpra kursimi deri në vitin 2012, si pjesë e marrëveshjes me BE-në dhe FMN-në për kredinë në vlerë 120 miliardë euro.
Kryetari i qeverisë greke, Jorgos Papandreu në mbledhjen e qeverisë të dielën në mëngjes bëri të ditur se nevoja financiare e Greqisë është rreth 60 miliardë euro në vit. Marreveshja mes Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë greke do të thotë kursime të rrepta për popullsinë greke, tha Papandreu, i cili e cilësoi planin si vijën e kuqe për shpëtimin e vendit nga falimentimi. Diskutohet shkurtimi i rrogave të administratës publike, pensioneve dhe rritja e taksave.
FMN-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar këtë si kusht për dhënien e kredive të emergjencës. Ndërkohë është bërë gati marrëveshja për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi financiar. Ekspertët thonë se përgjatë tri viteve në vijim Greqia do të ketë nevojë për ndihma financiare që arrijnë në deri 120 miliardë euro.
Vetëm një ditë më parë me rastin e 1 Majit protestuan rreth 20.000 vetë në Athinë dhe Selanik kundër planeve të qeverisë për kursime e pritet që protestat të vazhdojnë edhe më tej.
Delina Bitraku