Sezoni turistik, nis plazhi në Durrës
Sezoni turistik i këtij viti nuk ka nisur ende, por megjithatë plazhi i Durrësit ka pritur këtë fundjavë mjaft pushues. Edhe pse Tirana është e ngarkuar nga atmosfera politike, kryeqytetasit, por jo vetëm ata, kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar fundjavën. Stina e pranverës ka servirur temperatura të larta këto ditët e fundit, duke i lejuar qytetarëve që të marrin rrezet e para të diellit për këtë stinë.
Vetëm pak ditë më parë ministria e Kulturës ka inauguruar zyrën e shërbimit turistik, insitucioni më i ri, i krijuar për të qenë më pranë turistit. Kjo zyrë do të shërbejë si pikë informacioni për turistët, vendas apo të huaj, ku do të përfshihen informacione për akomodimet, transportin dhe vendet për tu vizituar. Vetëm në nëntë mujorin e parë të vitit 2009, Shqipëria ka pasur 2 milionë e 100 mijë turistë. Ndërkohë që MTKRS ka premtuar se do të ketë një rritje të numrit të turistëve këtë vit.
Anisa Braho